http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Orën e mësimit e bën tërheqëse lënda apo mësuesi? E nëse pedagogjia i njeh tË dyja, këta nxënës të shkollës "Aleks Buda" në Cërrik janë të bindur se mësuesi i tyre ua ka ngulitur pasionin për lëndën e muzikës. Taulant Monci është nder të paktët mësues muzike që e zhvillon mësimin me të njëjtin pasion si vite më parë. Madje dëshirën për muzikën ai lexon edhe në trup më veshjet e tij. Klasën e muzikës mësuesi Monci e ka kthyer në një kabinet të mirëfillte me vegla muzikore të trevave shqiptare, por dhe me portrete të artistëve më të njohur shqiptarë. Kjo klasë e veçante është ngritur me kontributin personal të vetë mësuesit.