Viktor Skeja, 45 vjeç, drejtues i filialit të CEZ në Laç kishte gati 40 minuta që kishte hyrë në një pikë lojërash fati, kur rreth orës 16:00, një person i veshur me të zeza dhe me skafandër në kokë ka pyetur punonjësit se ku ndodhej ai. Personi sapo i është afruar objektivit ka konfirmuar sërish duke e pyetur 45 vjeçarin "ti je Viktor Skeja" dhe sapo ka marrë përgjigje pozitive e ka qëlluar atë në këmbë me armë zjarri.