Cani: Edhe 500 milion euro borxh - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria mund të marrë 500 milion euro borxh vitin e ardhshëm. Këto komente Ministri i Financave Shkëlqim Cani i ka bërë në një intervistë për agjencinë "Reuters". Cani tha se huaja mund të merret në formën e kredisë ose të eurobondit. Duke folur nga Viena, në prag të konferencës për situatën ekonomike në rajonin e Ballkanit, numri një i financave deklaroi se qeveria kishte planifikuar si të domosdoshme për vitin 2015 huanë prej 300 milion eurosh por në varësi të rezultateve nga reformat e ndërmarra, ky borxh mund të shkojë deri në 500 milion euro. Deri me tani si rezultat i mungesës së parave në buxhet, Shqipëria ka arritur të marrë deri më tani 331 milion euro borxh nga fondi monetar ndërkombëtar dhe 220 milion dollar nga Banka Botërore. Nëse merret në formën e eurobondit ky do të jetë i dyti për Shqipërinë pas atij të vitit 2010. I pari ishte në vlerën e 300 milion eurove dhe interesi i emetimit 7.5 %.

Share This Video


Download

  
Report form