http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trukimet në superligë rikthejnë edhe një herë vëmendjen në futbollin shqiptar. Edhe pse Federata Shqiptare ka mohuar sistematikisht për ndeshje të trukuara në kategorinë superiore, është kompania "Federbet" e specializuar kundër trukimeve, e cila ka dërguar një raport të hollësishëm në Parlamentin Europian. Në një listë të gjatë me ndeshje të dyshuara si të manipuluara, bëjnë pjesë edhe dy takime të superligës të zhvilluara në muajin prill. Sipas specialisteve të saj, "Federbet" deklaron se dy takime të javës së 30 të superliges Kastrioti - Tirana 2-3 dhe Lushnja - Teuta 0-2 janë të trukuarara. Në total janë 460 ndeshje të dyshuara, ndersa për 110 nga këto, ka prova se ka pasur trukime. Ndërkohë Shqipëria përmendet edhe në një rast tjetër në miqësoren mes Fraiburgut dhe Laçit e përfunduar në favor të gjermaneve 2-0. "Federbet" mbahet si një nga kompanitë më serioze me evidentimin e takimeve të dyshuara si të trukuara dhe ka bashkëpunim me FIFA-n. Në vitet e fundit vetë UEFA ka dërguar disa dosje drejt Federatës Shqiptare të Futbollit me disa ndeshje të superligës te cilat dyshohen si të trukuara, por që kanë mbetur gjithmonë si të tilla pa u dënuar asnjë skuadër.