http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne prag te vendimit te Bashkimit Europian per statusin e kandidatit per Shqipërinë, nje prej vendeve me te fuqishme te BE, Gjermania eshte shprehur qarte ne mbështetje te procesit te zgjerimit. Ne mesazhin e fundit me video kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar se shtetet e Ballkanit perëndimor mes te cilave edhe vendi yne ka nje perspektive te qarte te anëtarësimit ne Bashkimin Europian."Paqe, për këtë jam thellësisht e bindur, do të ketë në Ballkanin perëndimor vetëm atëherë, kur të ketë edhe perspektivë evropiane. Pikërisht kur mendojmë për fillimin e Luftës së Botërore para 100 vjetësh, e dimë që historia evropiane është e lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e Ballkanit Perëndimor".Sipas kancelares gjermane, rruga e anëtarësimit ne BE ka kritere te qarta dhe është ne dorën e vendeve aspirante shpejtësia me te cilën ato i përshkojnë fazat e nevojshme. Por sipas Merkelit, respektimi i shtetit ligjor mbetet kushti me i rendesishem për anëtarësim ne BE.Në të gjitha bisedimet me përfaqësues të këtyre shteteve qëndrojnë vazhdimisht në plan të parë çështje të shtetit ligjor. Ka progres, por mbetet ende shumë punë për të bërë.Ne 1 prillin e ketij viti gjate vizitës se kryeministrit Rama ne Berlin, kancelarja Merkel e beri te qarte se vendimi per Shqipërinë do te jete në bazë të raportit të Komisionit Europian, dhe pas publikimit te ketij raporti ne 4 qershor shpresat per nje qëndrim pozitiv te Gjermanisë ndaj statusit te kandidatit per Shqipërinë jane rritur.