http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pronaret e furrave te bukes apo subjekteve qe ne gjuhen përditshme njihen si qebaptore, tashme do t'i nënshtrohen nje ligji te ri. Duke filluar nga ky vit keto biznese detyrohen te shtojnë filtrat ndaj gazeve per te mos ndotur mjedisin si dhe te ngrëne lartësinë e oxhaqeve per te mos dëmtuar banoret ne zonat përreth. Mosplotësimi i këtyre kushteve qe përcakton leja mjedisore edhe per keto subjekte do çoje ne mbyllje te aktivitetit.