Fier, konflikt për pronësinë mbi shtëpinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eduard Shehu banor i lagjes 15 tetori në Fier është rritur në këtë shtëpi ku jeton bashkë me familjen e vëllait të tij Albertit që në vitin 1967. Por tashmë atyre iu kërkohet që të dalin jashtë nga shtëpia pasi toka ku ndodhet kjo godinë njëkatëshe është në pronësi të një personi tjetër. Për të ekzekutuar vendimin që i njeh tokën pronarit, kanë ardhur përmbaruesit e Fierit, por pjesëtarët e familjes Shehu janë konfrontuar me ta, duke mos lejuar zbatimin e urdhrit. Familja Shehu pretendon se shtëpia iu takon atyre ndërsa përpara përmbaruesve dhe mediave nxjerrin edhe disa shkresa që sipas tyre njihet pronësia e shtëpisë në favor të tyre. Pjesëtarët e këtyre familjeve thonë se nuk do të pranojnë të lënë këtë shtëpi dhe nëse nxirren me forcë prej saj do të kalojnë në akte vetësakrifikimi. Pas këtij veprimi, përfaqësuesit përmbarimorë janë tërhequr, duke lënë veprimet për një tjetër ditë zbatimin e urdhrit në një moment tjetër.

Share This Video


Download

  
Report form