http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën e dytë të aksionit të forcave speciale ndaj kultivuesve dhe trafikantëve të drogës, Ministri i Brendshëm i ka kërkuar kryetarit të komunës Lazarat që të qartësojë pozicionin e tij përballë agresorëve. Debati mes tyre është zhvilluar në një mbledhje me dyer të mbyllura që pahiri zhvilloi në Gjirokastër edhe me drejtues të tjerë vendore. Kreu i komunës Dasho Aliko ka dalë nga mbledhja para mbarimit të saj, ndërsa ministri i ka bërë të qartë përgjegjësinë e tij. Kreu i Ministrisë së Brendshme ka pohuar se aksioni do të vazhdojë deri sa çdo centimetër katror i Lazaratit të jetë në kontrollin policor. Më pas Tahiri ka vizituar në spitalin e Gjirokastrës policin e FNSH-së të plagosur një ditë më parë.