http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi zgjedhor Brenda Partisë Demokratike ka çuar kreun e opozitës Lulzim Basha në një prej bastioneve te demokrateve, në Tropojë. Para mbështetësve të PD në këtë qytet, ai theksoi se vetëm nëpërmjet votës së lirë të anetarësisë partia do të ecë në rrugën e fitores së pushtetit. "Kjo është partia e të gjithë demokratëve. Të gjithë jemi aksionerë të barabartë në këtë parti. Askush nuk ka tagër t'u thotë demokratëve se për kë të votojnë. Askush nuk ka tagër t'ju mbajë dorën apo gojën demokratëve, askush nuk ka tagër t'u bëjë suflerin apo t'ju mbyllë opsionet. Kjo parti ka lindur e lirë, me vullnetin e lirë të Azem Hajdarit, Sali Berishës dhe themeluesve të tjerë, me vullnetin e zotit dhe me vendosmërinë time e tuajën do mbetet parti e njerëzve të lirë", tha Basha. Kreu i opozitës ka marrë pjesë edhe në kuvendin zgjedhor të PD-së në Has.