Ndarja e deputetëve në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Kosovë, pritet të publikohet javën e ardhshme nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.Megjithatë, bazuar në rezultatet e deritanishme të Qendrës së Numërimit të Rezultateve, dërguar në KQZ, mediat e Kosovës kanë projektuar përbërjen e re parlamentare.Sipas raportit të QNR-së, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar më shumë mandate dhe do të ketë gjithsej 37 deputetë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 30 deputetë.Në legjislaturën e re, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 16 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Haradinajt do të përfaqësohet me 11 deputetë.Nisma për Kosovën, e cila arriti të kalojë pragun zgjedhor prej pesë për qind, do të përfaqësohet me gjashtë deputetë, që bashkë edhe me partitë e lartpërmendura arrijnë numrin e 100 mandateve në Kuvend.Kuvendi i Kosovës ka 120 vende, pasi 20 deputetë iu takojnë pakicave, mandate këto të garantuara, në bazë të Planit të Martti Ahtisaarit, zbatimi i të cilit vazhdon të sigurohet me anë të Kushtetutës.Në këtë mënyrë, koalicioni opozitar mes LDK, AAK dhe Nismës, sipas këtij projeksioni arrin të marrë 47 deputetë dhe nëse këtyre iu shtohen edhe 20 ligjvënësit e pakicave, do të ishin në gjendje që të krijonin qeverinë e re, nëse do t'u jepet mundësia. Ndërsa PDK e Thaçit nuk e arrin shumicën e thjeshtë prej të paktën 61 deputetësh, edhe nëse i bashkohen të gjithë deputetët e pakicave.

Share This Video


Download

  
Report form