https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Shqipëria zgjidh konfliktin me "CEZ" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Siç u paralajmërua një ditë më parë nga Vizion Plus Shqipëria ka arritur të mbyllë përfundimisht konfliktin me kompaninë çeke CEZ. Kështu sektori i shpërndarjes së energjisë tashmë mbetet në pronësi të plotë të shtetit shqiptar, në këmbim të 95 milion eurove, ku 8 milion janë interesa për shlyerjen në 4 vite të këtyre detyrimeve.E gjithë kjo pagesë ngarkohet mbi kompaninë e shpërndarjes. Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri tha se negociatat nuk kanë lidhje me presionet e çekisë për statusin kandidat. Ndërkohë që lajmëroi që tashmë në sektorin energjitik do të nisin investimet në mënyrë që të ulen humbjet dhe të përmirësohet situata financiare. Deri më sot sektori i shpërndarjes së energjisë humb mesatarisht çdo vit 150 milion euro. Për të zgjidhur këtë qeveria po merr 200 milion euro kredi nga banka botërore në mënyrë që rrjeti energjitik të jetë më i sigurtë dhe pa amortizime. Çështja e arbiztrazhit mund t'i sillte buxhetit të shtetit miliona euro dëme për shkak të kohës së gjatë të zvarritjes së saj por edhe sepse çekët ishin të parët që iu drejtuan gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit. një minus tjetër që kishte pala shqiptare ishte edhe rasti kur policia e shtetit hyri në ambientet e kompanisë CEZ dhe arrestoi punonjës të saj, të cilët po prisnin energjinë për disa institucione shtetërore debitore ndaj CEZ-it. Kompania u privatizua ne vitin 2009, ne këmbim te 102 milione eurove ndërsa pala çeke kërkonte ne fillim te negociatave 200 milionë euro me  argumentin se kishin investuar ne rrjet.  Zgjidhjen pa shkuar ne arbitrazh e ka konsideruar si me te mirën e mundshme edhe sekretariati i komitetit e energjisë. Sipas tyre tashme Shqipëria ka me teper besueshmëri si vend per te investuar nga ana e bizneseve.

Share This Video


Download

  
Report form