http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi Shqipëria mori statusin e vendit kandidat, qeveria shpall fushat në të cilat do te përqendrojë reformat më të thella. Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tha se përmbushja e detyrave te lëna nga Bashkimi Europian, behet në funksion të hapjes së negociatave, që është një proces kompleks dhe i vështirë. Por çfarë përfiton Shqipëria nga marrja e statusit? Ministrja Gjosha sqaron se përfitimet nuk janë të drejtpërdrejta. Ministrja Gjosha ftoi opozitën të bëhet pjesë e reformave në mënyrë që ato të kryhen sa më parë e për të përshpejtuar hapin tjetër të rëndësishëm, nisjen e negociatave.