http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grupi i Shteteve kundër korrupsionit i Këshilli i Europës, GRECO, i bën thirrje Shqipërisë që të parandalojë korrupsionin në radhët e anëtarëve të Parlamentit, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky grup publikoi raportin e Raundit të Katërt të Vlerësimit për Shqipërinë, në të cilin trajtohet kjo problematikë. Ndërkohë që ekzistojnë rregullore të detajuara për antikorrupsion dhe konfliktet e interesit, kuadri ligjor ekzistues është shumë kompleks dhe stabiliteti i tij është dëmtuar nga ndryshimet e shumta dhe të shpeshta të cilat shpesh kanë qenë subjekt interpretimi kontradiktor. Përveç kësaj, rregullat përqëndrohen kryesisht në ndalime dhe kufizime, në dëm të informimit publik dhe transparencës, gjë që e kufizon ndikimin e tyre. Ndërsa sa u takon, anëtarëve të Parlamentit, grupimi i Shteteve anti-korrupsion vë në dukje se transparenca dhe ulja e mundësisë për ndikimin, mbeten dobësitë kryesore të ligjvënësve. GRECO nënvizon se gjatë pjesës së parë të vitit 2016 do të trajtojë këshillimet që i ka adresuar Shqipërisë.