http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-shefi i shërbimeve sekrete Fatos Klosi drejton gishtin nga qarqe te caktuara te politikes qe sipas tij kane dore ne vrasjen e bankierit dhe biznesmenit Artan Santo. I ftuar ne emisionin "30 minuta" ne Vizion Plus, Klosi nuk përmend emra, por thotë se mafia është një strukture e organizuar qe e ka te pamundur te veproje pa mbështetjen e politikes. Klosi thotë se ne këtë moment Sherbimi Informativ Shtetëror duhet te veproje përmes burimeve te veta dhe gjykon se ka ende kohe qe kjo ngjarje te zbardhet.