https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Hetimet për Santon, debat te "Ligjet" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hetimet për vrasjen e Artan Santos për momentin janë përqendruar te vërtetimi i akuzës ndaj 2 personave nga Fushe Kruja qe dyshohen si autore te ngjarjes. Sipas policisë, ne trupin e tyre janë gjetur gjurme baruti qe vërteton se kane qëlluar. Nga ana tjetër, prokuroria deklaron se është ende herët për te bere publik çdo lloj informacioni për këtë ngjarje. E ndërkohe qe palët nuk ercin ne te njëjtën linje, ne komunikimin e tyre me mediat, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ne Komisionin e Ligjeve serish i dërgon një apel Prokurorisë, i dyti pas rastit te aksionit ne Lazarat se duhet te jete me aktive ne hetime. Por ndërkohe vrasja e bankierit Artan Santo ka shkaktuar debate te forta mes opozitës dhe ministrit Tahiri. Gjate raportimit te ministrit Tahiri për paketën ligjore te armeve te zjarrit, opozita ka ngritur çështjen e rendit publik duke i kujtuar ministrit se pavarësisht ndryshimeve ligjore, vetëm 50 metra larg kryesisë se Kuvendit u vra një biznesmen. Si kundërpërgjigje Tahiri deklaroi se vrasja e Santos po hetohet, por lufta ndaj krimit nuk duhet politizuar. Debati ka shkuar me tej duke prekur gjithë sistemin e drejtësisë. Ndërkohe paketa ligjore parashikon ndalimin e përdorimit te armeve te zjarrit kundër protestuesve, siç ndodhi ne 21 janarin e 2011 ku humben jetën 4 protestues.

Share This Video


Download

  
Report form