https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Reagimet për përgjimet e "NSA" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Jashtme nuk ka asnjë reagim zyrtar pas lajmit te publikuar ne Gazetën "Washington Post" se Shqipëria është një prej 193 vendeve qe përgjon Agjencia Amerikane e Sigurisë NSA. Sipas kësaj ministrie, lajmi nuk është konfirmuar nga asnjë burim zyrtar veç publikimit ne media. Nga ana tjetër, i lehtësuar nga diplomacia qe dikton posti, ish-Ministri i Jashtëm Aldo Bumçi deklaron se nuk sheh asgjë gje negative tek përgjimet e NSA, pasi Shtetet e Bashkuara te Amerikës kane mbrojtur gjithnjë interesat e shqiptareve. Aspak ngurues është ne deklarata edhe anëtari socialist i Komisionit te Sigurisë Xhemal Qefalia madje ai ka një këndvështrim tjetër, ndërsa deklaron se çdo shtet ka sekretet e tij. Skandali i përgjimeve amerikane shpërtheu një vit më parë, pasi agjenti i CIA-s dhe NSA-së, Eduard Snouden publikoi të dhënat tronditëse. Mes vendeve dhe liderëve të mbikëqyrur ishte edhe Gjermania e kancelarja e saj Merkel, si dhe Brazili, Spanja e Franca.

Share This Video


Download

  
Report form