http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjitha automjetet që kanë hyrë dhe dalë këtë paradite në aksin rrugor Lezhë -- Tiranë i janë ushtruar një kontrolli të befasishëm nga forcat speciale. Për të rënë në gjurmët e vrasësve të bankierit Artan Santo, policia ka ngritur postblloqe në të gjitha rrugët dalëse të zonës së Fushë-Kuqes në Lezhë. Pikërisht në zonën ku vrasësit humbën gjurmët. Kontrolli është shtrirë në çdo banesë të kësaj zone për t'u përqendruar në banesën e dy të dyshuarve për vrasjen e biznesmenit Saimir dhe Klodian Gjuzit. Të dy kushërinjtë fillimisht u ndaluan si pronarë të motorit të sekuestruar nga policia në një servis në zonën e Bubqit të Fushë Krujës, i ngjashëm me atë të përdorur në vrasjen e Santos. Me pas policia deklaroi se gjeti gjurme baruti ne trupin e te dyshuarve.