http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paraqitje mjaft e mire e tre skuadrave shqiptare ne takimet e par atë vlefshme për raundin e pare kualifikues të Uefa Europa League. Në Arena Petrol të çeljes Laçi barazoi 1-1 me vendasit e Rudar Velenje duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin për ne raundin tjetër. U duk se do të ishte një ndeshje e lehtë për sllovenet qe vinin me petkun e favoritit për ketë ndeshje kur në minutën e 17 gjeten rrjetën pas një goli aksidental te shënuar nga Klinar. por kurbinasit besuan deri ne fund të takimin dhe në minutën 89 gjeten golin e barazimit me sulmuesin Nigerian Adenyinje. Një rezultat befasues arriti Flamurtari në Gjeorgji kundër Sioni Bolnisi duke fituar 3-2 dhe tashme është me një këmbe ne turin tjetër. Vlonjatet zhbllokuan rezultatin ne minutën e 20 me kapitenin Veliu por u surprizuan me pas me dy gola te shpejte te gjeorgjianeve të shënuar nga Isiani ne harkun kohor te tre minutave. Pjesa e dytë më e mirë për skuadrën e Ernest Gjokës që rritën presionin në portën kundërshtare. ne minutën e 74 vlonjatet e shpërblyen me golin e kuqit ndërsa ne minutën e 3 të shtesës Gilman Lika bëri mrekullinë duke i dhëne fitoren flamurtarit. e vetmja skuadër qe doli me humbje nga ndeshjet e para edhe pse në minutën e fundit ishte Kukësi. Verilindoret u dorëzuan në fund pasi për 89 minuta ishin munduar ti bënin balle sulmeve të Kairat Almati. Goli për vendasit u shënua nga Darabayev që sigloi rezultatin 1-0 për kazakët. Takimet e kthimit do të luhen pas një javë.