http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Koalicioni opozitar LDK-AAK dhe nisma akuzon partinë demokratike të Kosovës se po ushtron presion mbi partitë që ti bashkohen asaj ne përpjekjet për të krijuar nje koalicion qeveritar. Tre forcat aleate akuzojnë gjithashtu Thaçin se po vë nën trysni presidenten e Kosovës që ti japë këtij PDK dy herë mandatin për të formuar qeverinë. Në një komunikatë të publikuar për mediat, partitë opozitare kanë dalë me një qëndrim të përbashkët në të cilin thuhet se PDK-ja, po përdor shantazhe dhe presione ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të popullit. Ata thonë se "asnjë parti politike nuk është e detyruar të krijojë partneritet me PDK-në kundër vullnetit të saj". Por LDK-AAK dhe nisma theksojnë gjithashtu se partia me lider Hashim Thaçin po ushtron presion dhe ndaj presidentes që kjo e fundit të mandatojë dy herë këtë subjekt. Ata thonë se kjo bie në kundërshtim me interpretimin e gjykatës kushtetuese e cila nuk detyron kreun e shtetit ta bëjë një gjë të tillë, por as nuk e përjashton atë. Ndërsa në Prishtinë vijon debati mes forcave politike, më herët kryetarja e KQZ-së theksoi se brenda 48 orëve mund te ndodhe dhe certifikimi i rezultatit zgjedhor.