http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave ka arritur të paguajë 500 dosjet e para te ish te përndjekurve politike, të cilet deri më sot nuk kishin mundur të merrnin asnjë këst nga dëmshpërblimi. Për këtë vit janë edhe 800 ish të përndjekur të tjerë ose trashëgimtarë të tyre të cilët duhet të marrin paratë por një pjesë e mirë ka mungesa në dokumentacion. Financat thonë se fondi për të bërë të gjitha pagesat e këtij viti është i mjaftueshëm. Që prej muajit shkurt qeveria nisi të ndajë këstin për ata ish të përndjekur të cilët nuk kishin marrë asnjë lek deri më sot.