https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Të merren masa ndaj KLD" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e se hënës dhe vendimi për Gjin Gjonin ka rreshtuar mazhorancen ne bllok kundër Këshillit te Larte te Drejtësisë. Duke e cilësuar te papranueshëm sjelljen e anëtareve te KLD, anëtari Socialist i Komisionit te Ligjeve Armando Subashi i kujton 3 anëtareve te zgjedhur nga parlamenti ne këtë institucion se janë atje për te zbatuar ligjin dhe për te mbrojtur interesat e qytetareve. Subashi thekson se ne situatën ku ndodhet qeverisja e gjyqësorit nuk përjashtohet marrja e iniciativës per shkarkimin e anëtareve te KLD. Kundër Këshillit te Larte te Drejtësisë ka dale edhe ministri qe mbulon çështjet e korrupsionit, Bledi Çuçi i cili ka mbështetur kërkesën e kolegut te tij Naço për masa ndaj anëtareve te KLD. "Dje, në Shqipërinë tashmë kandidate për në BE dhe ndërkohë që e gjithë shoqëria e partnerët ndërkombëtarë presin me padurim rezultate konkrete në përmirësime rrënjësore në sistemin e drejtësisë, përpjekja e Ministrit të Drejtësisë për të luftuar korrupsionin ka marrë shuplakën e radhës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në të njëjtën kohë, Qeveria shqiptare i bashkohet thirrjeve të Ministrit Nasip Naço drejtuar Parlamentit shqiptar dhe deputetëve për të marrë një vendim se çfarë ata do të bëjnë me përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në kushtet e vendimmarrjes së paprecedentë që ndodhi dje në mbledhjen e radhës së KLD-së" -- ka thëne Bledi Çuçi. Tashme ne parlament ndodhet një draft me ndryshime ne ligjin për KLD; por mazhoranca prej kohesh nuk e ka fshehur qëllimin per te ndërhyre ne kushtetute e për te ndryshuar ne themel mënyrën si ngrihet dhe funksionon qeveria e gjyqësorit.

Share This Video


Download

  
Report form