http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave ka propozuar ne projektligjin e ri për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, qe makineritë dhe pajisjet qe importon biznesi për investim t'i nënshtrohen pagesës prej 20 % te TVSH. Ky propozim duket se është një kusht i vendosur nga FMN, por ai ka hasur ne kundërshtimin e mazhorances. Një tjetër risi qe sjell projektligji për TVSH është edhe rikthimi ne masën 20 % i kompensimit për te gjithë ata prodhues bujqësore, nga 6 % qe është aktualisht. Evazioni fiskal i llogaritur deri me tani nga abuzimet ne rimbursimin e TVSH gjate vitit 2013 ka arritur ne 57 milion dollarë. Administrata tatimore ka depozituar kallëzimet penale ne Prokurori, por përfaqësues te mazhorances nuk janë te kënaqur me ecurinë e hetimeve. Ministri i Financave dhe kreu i Komisionit te Ekonomisë Braçe i bene apel Prokurorisë dhe Gjykatave qe te përshpejtojnë këtë proces me qellim ndëshkimin e abuzuesve, te këtij procesi qe e cilësuan kriminal.