Policë me biçikleta në plazh - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk është pjese filmi dhe as ndonjë vend turistik me zhvillim te larte. Është Durrësi, qyteti qe po eksperimenton patrullime policesh përgjatë bregdetit me biçikleta. Detyrat janë te njëjta per te garantuar sigurinë ne këtë fluks pushuesish, por ndryshon uniforma dhe mënyra e patrullimit. Eneo Hasa është një nga tete efektivat qe kontrollojnë plazhin e Currilave, Durrësit dhe Shkëmbit te Kavajës. Me pushuesit lindin gjithfarë problemesh, siç janë zhurmat, rrëmuja që shkaktojnë ambulantët, por edhe humbja e fëmijëve apo vjedhjet e sendeve me vlerë. Pushuesit e kane mirëpritur një gjë te tille, duke e vlerësuar pozitivisht si një imazh te ri qe është futur ne detyrat e punonjësve te policisë se shtetit. Shërbimet e patrullave te policisë janë 12 oreshe dhe do te jene te pandërprera përgjatë gjithë sezonit turistik.

Share This Video


Download

  
Report form