http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar kërkesën e qeverisë për vendosjen e dy taksave, për makinat dhe celularet. Te ardhurat nga këto tarifa do te shkonin në buxhetin e shërbimit të urgjencës mjekësore. Bëhet fjalë për vlerën prej 1 mijë lekësh që do te paguhej nga çdo pronar makine në momentin e kontrollit teknik si dhe për tarifën prej 50 lekësh që do i vendosej çdokujt që kishte në përdorim një numër telefoni celular. Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka debatuar edhe me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Ahmetaj gjatë diskutimit të projektligjit për koncesionet. Kryetari i komisionit Erjon Braçe ka kërkuar që të vihen përpara ligjit të gjithë ata të cilët kanë përgjegjësi në momentin që është dhënë privatit një shërbim duke shkelur çdo procedurë dhe duke sjellë miliona euro kosto në buxhetin e familjarëve. Bëhet fjalë për 4 koncesione ku qytetarëve shqiptarë i duhet që të paguajnë tarifat që vendos kompania private për shërbime që në fakt duhet t'i ofronte shteti: markimi i karburanteve, skanimi i kontenierëve, vendosja e pullave fiskale dhe kolaudimi i makinave. Në ligjin për koncesionet parlamenti miratoi edhe dhënien te privati për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale dhe me standarde që ka Shqipëria në këmbim të një tarife që do paguajnë ata që kalojnë.