http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet do të jetë partia e parë opozitare që bëhet pjesë e Komisionit të posacëm parlamentar për Reformën Territoriale. Konfirmimi është dhënë nga ministri i Çështjeve Vendore Bledi Cuci, i cili u shpreh se propozimet e kësaj pforce politike për reformën, janë të qenësishme dhe do të merren parasysh. "Propozimet e PDIU ishin racionale e funksionale dhe përputhen plotësisht me idetë dhe kriteret tona. Reforma territoriale synon t'i shërbejë qytetarëve në një afat të gjatë. Përfshirja e PDIU si parti opozitare tregon konsensus. Po shkojmë drejt një ndarje të re me më shumë se 39 njësi vendore"- u shpreh Cuci, në përfundim të një takimi informues me ambasadorët e akredituar në Tiranë. PDIU ka hedhur si propozim një variant të ndarjes territoriale mes 60-70 njësi vendore, ndërkohë që varianti më i diskutuar në mbledhjet e Komisionit është ai mes 39 dhe 47 njësive vendore.