http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zhvillimi i bujqësisë është një nder prioritetet e qeverise. Nga tregu i ri bujqësor në Elbasan, kryeministri Edi Rama shprehu vendosmërinë e qeverisë për t'u vënë në krah çdo projekti për bujqësinë. Gjatë takimit me tregëtarët dhe fermerët, Rama tha se ky treg është në përputhje me të gjithë standardet e Bashkimit Europian dhe se duhet te promovohen edhe ne vende te tjera. Ministri i Bujqësisë, Panariti shpjegoi se ky është projekt shumë ambicioz në mbështetje të bujqësisë, por transparenca e çmimeve është një nga prioritetet kryesore te kësaj reforme. Prej muajsh Partia Sociliste ka propozuar një skeme të re në fushën e bujqësisë për t'i dhënë asaj prioritetet e duhura. Një ditë më parë, në një takim me fermerët e Poshnjes, kryemistri Edi Rama ka shpërndare kontratat e para të përfitimit nga skema e mbështetjes ne bujqësi. Në përfundim të këtij investimi në Elbasan shtohen dhe 300 vende te reja pune.