Himara pro e kundër reformës territoriale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të ndërtuara gjatë dy dekadave të fundit, këto objekte pa leje në zonën e plazhit në Durrës më në fund do të legalizohen. Pas bllokimit të këtij procesi ndër vite, për shkak të rëndësisë së zonës turistike ku janë ndërtuar, me ligjin e ri ka nisur shqyrtimi i dosjeve për këto objekte informale. Reforma territoriale e propozuar nga qeveria ndan Himarën. Përfaqësuesit e minoritetit grek janë organizuar në një takim nga Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut. Kreu i kësaj partie Vangjel Dule akuzon për një ndarje sipas interesave elektorale. Një tjetër qëndrim ka mbajtur kreu i OMONIA-s Vasil Bollano i cili mbështet variantin 5 të propozuar nga qeveria, që parashikon bashkimi të Himarës me Lukovën. Takimet e fundit dhe situatën në këtë zonë po e ndjekin edhe përfaqësues të OSBE-së. Por ndërkohë tjetër qëndrim mban pjesa tjetër e banorëve te Himarës, të cilët nuk i përkasin minoritetit grek në këtë zonë. Ata janë shprehen pro reformës madje kanë paralajmëruar edhe për protesta për të kundërshtuar zërat politik që flasin në emër të të gjithë banorëve te Himarës. Ata akuzojnë se ne emër të reformës territoriale po ngrihet një realitet i rremë që në të vërtetë synon të krijojë një njësi greqisht-folëse në një zonë që askush nuk e njeh si minoritare, madje as Këshilli i Europës.

Share This Video


Download

  
Report form