http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur po mbushet një muaj nga vrasja e bankierit Artan Santo Prokuroria dhe Policia po shqyrtojnë te tjera te dhëna qe mund te hedhin drite mbi mënyrën se si janë zhdukur dy atentatorët me motor. Burime nga grupi hetimor bëjnë te ditur se vrasësit kane patur bashkëpunëtore ne krim, te cilët i kane ndihmuar ata te fshehin gjurmët ne një kohe rekord. Kamerat e sigurisë tregojnë motorin qe largohet me shpejtësi nga zona e "Librit Universitar" menjëherë pas vrasjes me drejtim Liqenin Artificial. Me pas, pranë zonës se "Komunës se Parisit", ai nuk rezulton te jete fiksuar me. Kjo ka shtuar dyshimet te prokuroret se autoret se bashku me motorin, mund te jene strehuar ne ndonjë banese ne lagje, apo mund te jene futur ne ndonjë furgon. Ndërsa kontrollet e policisë ne zonën e Bubqit pranë Fushe Krujes, u bene pas informacioneve paraprake se ne rruge ishte pare nje motor i ngjashëm me atë te vrasësve qe po lëvizte me shpejtësi. Paralelisht me mbledhjen e te dhënave qe hedhin drite mbi largimin e atentatorëve, po behet dhe marrja e dëshmive nga te gjithë bashkëpunëtoret e biznesmenit Santo, si dhe nga partneret e tij ne biznes. Nen hetim per vrasjen e Santos ishin vetëm dy kushërinjtë Gjuzi nga Fushe Kruja, por ata u lane te lire me kërkese te prokurorisë, pasi mungonin provat për implikimin e tyre.