Drejtoresha e QSUT-së, Eugerta Manastirliu, deklaroi: "Në spital mungonte glukoza, uji fiziologjik, serumi dhe shumë barna. Zgjidhëm emergjencën duke normalizuar furnizimin me barna për periudhën e fundvitit. Sot nuk ka më mungesa në barna dhe materiale mjekësore të shportës bazë. Kemi siguruar funksionimin e vazhdueshëm të pajisjeve biomjekësore si dhe kemi vënë në punë akseleratorin linear për radiokirurgjinë dhe trajtimin e tumoreve në tru dhe në trup."