http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për ndryshimet në ligjin për funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Deputeti Nard Ndoka theu bojkotin e opozitës, duke marrë pjesë në mbledhjen e komisionit, por votoi kundër draftit, duke akuzuar mazhorancën se po tenton të vendosë nën presion KLD-në dhe drejtësinë. Ndërkohë kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj theksoi se reforma në drejtësi është emergjente, duke nënvizuar se me këtë ligj nuk shkelet asnjë kompetencë e KLD-së. Kundër projektligjit është shprehur pak ditë më parë edhe OSBE, e cila nëpërmjet një letre, kërkoi të mos votohej propozimi I disa deputetëve të mazhorancës, I cili në thelb thoshte se në rast procedimi penal ndaj gjyqtarit, KLD-ja duhet ta pezullojë atë nga detyra.Këtë propozim, OSBE-ja e cilëson një masë shumë të ashpër dhe kërcënim të funksionimit të këtij këshilli, por dhe gjyqësorit në përgjithësi.