Rritja e cilësisë së shërbimeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konsumatori shqiptar mund të jetë i vetmi në Europë i cili nuk mer shërbimin për të cilin paguan. Kolaudimi i makinës shoqërohet me radhë të gjata, pavarësisht çmimit, shërbimi në tragete shpesh nuk plotëson kushtet minimale, ndërsa furnizimi me ujë në shumë zona lë për të dëshiruar. Ndaj sfida e ardhshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Tranportit është rritja dhe përmirësimi i standardeve për shërbimet që ofrohet. Duke analizuar punën deri më sot, ministri Haxhinasto tha se vëmendja kryesore është përqëndruar në përmirësimin e sigurisë rrugore. Duke ju referuar të dhënave është parashikuar që vetëm për këtë vit të investohen 4.5 milion dollarë në përmrësimin e sinjalistikës e cila do të ndikojë edhe në rritjen e sigurisë rrugore, e për rrjedhojë edhe në uljen e numrit të aksidenteve.

Share This Video


Download

  
Report form