http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kontrolli i punës së personalit mjekësor deri më sot ka qenë i fragmentarizuar, ndaj Ministria e Shëndetësisë ka vënë në funksionim inspektoriatin e unifikuar shtetëror. Ministri Beqaj sqaroi se përmes kontrolleve, kjo trupë do të rrisë zbatueshmërinë e ligjit dhe mbrojtjen e shëndetit. Inspektoriati do të nis menjëherë nga puna për zbatimin e ligjit antiduhan, për të vazhduar më tej me inspektimin e qendrës spitalore ?Nënë Tereza? si dhe të shërbimit ambulancë apo qendrat shëndetësore. Inspektoriati do të shqyrtojëë edhe cdo ankesë të qytetarëve, për rastet e abuzimeve me detyrën për të propozuar më tej penalizimet e përcaktuara në ligj.