10 ditë pasi u shpall kampion Europe në boks në kategorinë WBC, Gjetan Keta ka falenderuar shqiptarët për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë. I njohur në Gjermani si ?Mike? Keta për shkak të stilit të tij të ngjashëm të boksimit me të famshmin Mike Tyson, 31-vjeçari nga Bulqiza, i cili mban mbi supe 17 fitore, ka theksuar se ëndrra e tij më e madhe është që duelin e radhës ta zhvillojë në kryeqytetin shqiptar.