Provat për ish-krerët e UÇK - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeprokurori i Task Forcës Speciale për hetimin e dyshimeve për krime lufte në Kosovë, Klint Uilliamson ngulmon se ka dëshmi të mjaftueshme për të ngritur një aktpadi ndaj ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së. Uilliamson foli në një intervistë për gazetën Koha Ditore në Prishtinë, ku arsyetoi nevojën sipas tij, që procedurat gjyqësore ndaj të dyshuarve të mos zhvillohen në Kosovë. Sipas kryeprokurorit, nëse do të ishte ngritur tashmë Gjykata Speciale që do të merret me këto çështje, ai do të ishte në gjendje ta ngrinte zyrtarisht akuzën. ?Është paksa e vështirë të spekulohet rreth kësaj, por mendoj se sikur të kishte një gjykatë të krijuar, ne do të ishim në gjendje që në këtë moment, që të ngrinim aktakuzat.? Uilliamson shprehet se ka të dhëna bindëse që trafikimi i organeve ka ndodhur dhe se përfundimet e tij janë të njëjta me raportin e ish-raportuesit të Këshillit të Europës, Dik Marti dhe me pretendimet e ish-kryeprokurores së Hagës Karla del Ponte në librin e saj. Megjithatë, Uilliamson theksoi se kjo ka ndodhur në shkallë të vogël. Kryeprokurori ndërkombëtar nuk ka pranuar të japë emra konkretë të të dyshuarve për momentin.

Share This Video


Download

  
Report form