http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dokumentarët historikë dhe shkencorë të prezantuar në shtëpinë muze të Zekatëve në Gjirokastër sollën fakte të reja mbi arkitekturën, zhvillimin dhe profilin e qytetit në periudha të ndryshme historike. Të shfaqur në ditën e fundit të festivalit të trashëgimisë kulturore qyteti muze u pa ndryshe nga vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj. E pranishme në feste ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni e cilësoi festivalin si një aset më shumë për të promovuar Gjirokastrën. Nga kalaja e qytetit grupet muzikore performuan deri në orët e vona të natës këngët më të bukura të muzikës së lehtë shqiptare të duartrokitura nga mijëra të rinj. Nuk kanë munguar edhe këngët popullore që përfshinë në valle e kërcime të gjithë publikun. Në tre ditët e Festivalit të Trashëgimisë Kulturore , Gjirokastra u prezantua jo vetëm për peizazhin e bukur natyror por edhe për trashëgimin kulturore e historike, kulinarin e veçantë dhe mikpritjen. Për këto vlera, qyteti i UNESKO-s u përzgjodh për zhvillimin e një festivali të tillë që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri.