http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht përgjegjësive penale qe do te dalin nga hetimet e Prokurorisë per vjedhjen e 713 milione lekeve ne Bankën e Shqipërisë, Ardian Fullani duhet te largohet nga drejtimi i këtij institucioni. Ky është gjykimi i Spartak Ngjeles i cili arsyeton se Fullani nuk mund te jete me Guvernator i Bankës se Shqipërisë pasi ka shkatërruar besimin e shqiptareve. Ne po te njëjtën logjike, analisti Ylli Rakipi ilustron me shembuj nevojën e dorëheqjes se Fullanit pasi homologet e tij ne vendet e BE janë larguar per skandale shume me te vogla. Por sipas tyre shqetësimi i vërtetë ne lidhje me megaskandalin e vjedhjes ne Bankën e Shqipërisë është reagimi i klasës politike. Prej me shume se një jave, vjedhja ne Bankën e Shqipërisë është vene ne qendër te medias, por edhe te shoqërisë civile e cila ka kërkuar nëpërmjet protestave largimin e Fullanit.