“Kuvendi të nxjerrë fajtorët e vërtetë!” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përgjegjësia për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë është e gjithë zinxhirit drejtues të saj, që nga bordi mbikëqyrës dhe deri te specialisti më i thjeshtë. Në një intervistë për Vizion Plus, Arben Malaj, ish-Ministër Financash, por edhe drejtues për shumë vite i bankave tregtare, thotë se banka e ka patur bazën rregullatore, por ka patur tolerime në kërkesën e llogarisë nga ana e drejtuesve. Sipas Malajt, bordi si organi më i lartë drejtues i institucionit kushtetues të Bankës Qëndrore ka përgjegjësi morale për këtë ngjarje. Arben Malaj mendon se kuvendi dhe në mënyrë specifike, Komisioni i Ekonomisë, duhet të marrë hapat ligjorë të nevojshëm që të nxjerrë fajtorët e vërtetë të kësaj ngjarjeje, por edhe të plotësojë vendet vakante të bankës. Nëse shuma e vjedhur është apo jo 713 milionë lekë, kjo në fakt do të mbetet për t?u parë. Sipas Malajt me këtë duhet të merret prokuroria, pavarësisht se është e vështirë të çertefikohet vlera e vërtetë. Për të ngjarja në vetvete ka tronditur besimin e publikut në sistemin bankar. Në këtë mes përgjegjësi ka edhe kontrolli i brendshëm i bankës. Inspektori i përgjithshëm në Bankën Qendrore është struktura e cila bën monitorimin e gjithë punës në këtë institucion. Një nga anëtarët e bordit drejtues të Bankës së Shqipërisë Ardian Civici në një intervistë të dhënë për gazetën ?Panorama? ka kërkuar që përgjegjësit për ngjarjen të jenë nga të gjitha strukturat e bankës, duke filluar nga Guvernatori dhe Bordi Mbikëqyrës. Për Ardian Civicin askush nuk duhet t?i shmanget përgjegjësive. Civici kërkon që të kompletohen rregulloret, procedurat dhe format e auditit në arkën e stokut dhe ambientet që punohet me cash-in në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Share This Video


Download

  
Report form