http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa shpreh edhe njëherë besimin e plotë se koalicioni mes LDK-së, AAK-së dhe Nismës do të qeverisë vendin gjatë këtij mandati të ri. Mustafa, përmes një postimi në ?Facebook?, po ashtu thekson se ky koalicion do të jetë i qëndrueshëm dhe do të zgjasë. Kreu i LDK-së, në këtë mënyrë, shuan çdo zë apo dyshim për një bashkëpunim në koalicion të gjerë me Partinë Demokratike të Kosovës. ?Do të qeverisim pa kushte. Rrugën e dimë. Ne arritëm të bëjmë një marrëveshje LDK, AAK, Nisma, të komunikojmë me VV dhe partitë e komunitetit jo shumicë; të mbajmë një sjellje normale dhe demokratike edhe ndaj PDK-së dhe partive të koalicionit të saj. Ky është vullneti ynë dhe kultura jonë politike. Prandaj të gjithë ata që brengosen se do të jemi të kushtëzuar nga ky apo ai subjekt në qeverisjen e ardhshme, iu them të flenë rehat. Qeverisja me bërthamë LDK, AAK dhe Nisma do të jetë e qëndrueshme dhe me kohezion të plotë. Do të punojmë në interes dhe në të mirë të Kosovës?. Kosova është në ngërç institucional për momentin. Më 25 gusht, Gjykata Kushtetuese pritet të shprehet për çështjen e zgjedhjes së Isa Mustafës si kryetar Kuvendi, në seancën konstituive. Pas kësaj, pritet që Presidentja Jahjaga të mandatojë qeverinë e re.