http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës ka akuzuar kryeministrin Rama se po pengon me qellim projektet e saj ne kryeqytet. Nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo, reagoi mbi ndërhyrjen sipas tij te policisë se Tiranës ne vendosjen e nje semafori ne rrugën ?Asim Vokshi? duke mos lejuar vijimin e punimeve. Ndërkohë vete Policia e Tiranës ka sqaruar se ajo ka bllokuar punimet si dhe ka shoqëruar pse punonjësit, pasi Bashkia nuk i ka dhene lejen e miratuar per zhvillim te ndryshimeve te infrastrukturës ne kete segment, e cila miratohet nga Këshilli i Rregullit te Territorit dhe Kryetari i Bashkisë. Sipas deklaratës se Policisë, punimet kane vijuar edhe pa vene ne dijeni INUK, duke u hequr peme, pllaka te trotuareve, bordurat e betonit dhe duke mos zbatuar rregullat e sigurimit teknik.