Dekretet e Presidentit: Të premten diskutohen, të hënën rrëzohen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç paralajmëroi kryeministri Edi Rama ne seancën e pare te këtij sesioni, te hënën e 1 shtatorit, maxhoranca do te rrezoje 5 dekretet e Presidentit te Republikës, Bujar Nishani. Deputetet janë lajmëruar paraditen e se mërkurës se ne 29 gusht do te mblidhet komisioni i ligjeve dhe komisioni i sigurisë per te shqyrtuar dekretet e kreut te shtetit i cili refuzoi te dekretoje 5 prej ligjeve me te rëndësishme te miratuara nga shumica ne fund te sesionit te kaluar. Ne njoftimin qe i?u është nisur deputeteve sqarohet se komisioni i ligjeve do te shqyrtoje dekretin e presidentin per rishqyrtimin e ndarjes territoriale, ligjit per KLD, Gjykatën Administrative dhe Shkollën e Magjistraturës, ndërkohë qe Komisioni i Sigurisë do te shqyrtoje dekretin qe ktheu mbrapsht ligjin per policinë e shtetit. Nuk ka asnjë dyshim per fatin e dekreteve te presidentit Bujar Nishani, te cilat pritet te rrezohen ne komisionet parlamentare e me pas edhe ne seancën qe do te mblidhet pasditen e 1 shtatorit, duke i hapur kështu rruge hyrjes ne fuqi te këtyre 5 ligjeve. Ajo qe ende nuk dihet është nëse opozita do t?i japë apo jo fund bojkotit te parlamentit, bojkot qe ka nisur ne 10 korrik kur deputeti Strazimiri u sulmua nga dy deputetet socialiste. Por, edhe pse ende nuk ka nje qëndrim te opozitës ndaj parlamentit; qëndrimi i demokrateve ndaj fillimit te punës se komisioneve është i qarte tashme. Sipas tyre Komisioni i Ligjeve dhe ai i Sigurisë jane thirrur ne kundërshtim me rregulloren pasi ato nuk mund te mblidhen sa kohe qe rregullorja përcakton si fillim te punës se parlamentit te hënën e pare te shtatorit, pra daten 1. Megjithatë mbetet për t?u pare nëse ne 29 gusht PD do te shkoje ne komisionet parlamentare per te shprehur rezervat e saj apo do te qëndroje serish jashtë parlamentit duke kritikuar sjelljen e maxhorances nga selia blu.

Share This Video


Download

  
Report form