Ballkani “takim” në Berlin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Berlini është kryeqyteti ku po zhvillohet konferenca e shteteve te Ballkanit perëndimor nen drejtimin e kancelares Angela Merkel, e cila se bashku me Ministrin Federal të Ekonomisë, Gabriel dhe Ministrin e Jashtëm Federal Steinmeier kane pritur Kryetarët e Qeverive, Ministrat e Jashtëm dhe Ministrat e Ekonomisë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si edhe të Kroacisë dhe Sllovenisë. Qëllimi i këtij samiti i cili nënvizon mbështetjen e Gjermanisë pro perspektives evropiane per Ballkanin perëndimor; është forcimi i bashkëpunimit te shteteve te rajonit me njëra-tjetrën por, edhe afrimi me Evropën ne aspektin politik, ekonomik por edhe në pikëpamjen e shtetit të së drejtës. Samiti është konceptuar ne 3 shtylla dhe përveç agjendës se krerëve te shteteve ministrat e jashtëm dhe ata te ekonomisë do te kenë takime te veçanta. Qe ne orën 10.00 te paradites ka nisur ne Ministrine Federale te Ekonomisë dhe Energjisë konferenca e biznesit, ndërkohë qe ministrat e jashtëm do te zhvillojnë konferencën ne shtëpinë zyrtare të pritjes së Ministrisë së Jashtme gjermane. Por, peshën kryesore te samitit do ta mbajnë krerët e qeverive, takimi i te cilëve nis ne kancelarinë federale ne 15.15 dhe pritet te zgjasë rreth 2 ore. Samiti i 8 vendeve te Ballkanit perëndimor do te mbyllet me nje konference te përbashkët per shtyp te kancelares Merkel, kreut te komisionit Barroso dhe kryeministrit Edi Rama, i cili është i vetmi kryeministër i rajonit qe do dale ne krah te 2 prej figurave me te rëndësishme te Bashkimit Europian. Ne këtë samit vendet e rajonit shkojnë me projektet konkrete dhe qëndrime te koordinuara ne funksion te te cilave u zhvillua 2 dite me pare edhe takimi i kryeministrit Edi Rama me kryeministrat e Kroacisë, të Malit të Zi dhe të Bosnjës ne Kroaci.

Share This Video


Download

  
Report form