Berlin, 18 pikat e Samitit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i sistemit të drejtësisë ishte në fokus të deklaratës së përbashkët prej 18 pikash të publikuar pas përfundimit të samitit për vendet e ballkanit perëndimor. Në këtë dokument thuhet specifikisht se shtetet janë zotuar të intensifikojnë bashkëpunimin mes tyre sidomos sa i takon sigurisë kufitare. Shtetet pjesëmarrëse ranë dakord që të marrin masat për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Vendet e Ballkanit shprehën vullnetin e tyre për të ndërmarrë refoma dhe të rishikojnë ligjet në mënyrë që të forcojnë sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë e tyre. Ato janë zotuar që të punojnë në mënyrë më intensive sa i takon kufijve. Të gjithë pjesëmarrësit e theksojnë nevojën për të zgjidhur çështjet e ndërsjellta të pazgjidhura sa më shpejtë që të jetë e mundur në interes të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të rritur stabilitetin në rajon. Kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës përsëritën vendosmërinë e tyre për të rigjallëruar procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Mosmarrëveshja emërtimin mes Maqedonisë dhe Greqisë është një nga çështjet dypalëshe ende e pazgjidhur. Shtetet pjesëmarrëse ranë dakord që ky kontekst urgjentisht duhet të zgjidhen nga një gatishmëri për kompromis nga të gjitha anët. Vendet duhet të shfrytëzojnë ndikimin pozitiv të fqinjëve rajonal në kapërcimin e sfidave të brendshme politike. Kjo vlen në veçanti për ringjalljen e procesit të reformave në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në 4 vitet e ardhshme do të ketë cdo vit një format të tillë takimi, për të implementuar këtë agjendë të sotme. Vitin e ardhshëm, do të diskutohen rezultatet e para dhe Samiti do të mbahet në Austri

Share This Video


Download

  
Report form