Bordi i bankes ne prokurori - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i personave te përfshirë në hetimet për vjedhjen e thesarit e shtetit vijon te rritet. Përveç 17 të personave me masë sigurie, prokuroria ka vendosur të marrë në pyetje edhe 7 anëtarët e këshillit mbikëqyrës të baknës së Shqipërisë. Ardian Fullani, Guvernatori i BSH-së, Dhori Kule, Ela Golemi, Elizabeta Gjoni jane 4 anëtarët e parë që do të merren të premten në pyetje nga trask forca e prokurorisë së Tiranës në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërsa Tre të tjerët që do të pyeten të hënën e 8 shtatorit janë: Ermelinda Meksi, Petraq Milo dhe Ardian Civici. Deri më tani nga deklarimet e invetarizuesve të cilët u arrestuan të dielën e 31 gushtit vëmendja është kthyer nga zëvendes guvernatorja Elizabeta Gjoni. Ajo është personi që pasi pasi ka bërë verifikimin ka firmosur që inventarizimi është në rregull. Ndërkohë zyra e Pasurive ka dorëzuar në Prokurori dokumentet mbi pasuritë e të arrestuarve. Pas skandalit Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës kanë mbajtur një qëndrim të distancuar me median dhe publikun, ku dhe pse janë pyetur për dorëheqjen apo përgjegjësinë e tyre, kanë preferuar të heshtin.

Share This Video


Download

  
Report form