Kryeinspektorja Golemi nuk raporton - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë në historinë e 23 viteve Republikë Parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë është njohur me refuzimin e një zyrtari që emërohet dhe shkarkohet prej tij që të raportojë. Inspektorja e përgjithshme e Bankës së Shqipërisë nuk ka pranuar që të shkojë në seancën dëgjimore të komisionit parlamentar të ekonomisë ku thirrej për të dhënë shpjegime për mënyrën se si është ushtruar kontrolli në bankën e shtetit gjatë viteve që ka ndodhur vjedhja e 713 milion lekëve. kreu i komisionit parlamentar Erjon Braçe e ka quajtur këtë një ngjarje të paprecedentë dhe që bie ndesh edhe me funksionin kushtetues të kryeinspektorit të bankës. Ngjarja e paprecedentë, në historinë parlamentare të Shqipërisë. nuk ka ndodhur asnjëherë. dhe cilat janë argumentet e refuzimit? Elivar Golemi thotë që nuk vjen të raportojë për këtë ngjarje pasi ajo nuk varet nga Banka e Shqipërisë, por pranon që të marrë pyetje e të na kthejë përgjigje me shkrim. kjo do të thotë që ajo kërkon t?i marrë leje Fullanit për ato që i thotë kuvendit, ndërkohe që varet dhe ka për detyrim t?i përgjigjet Kuvendit. Sipas deputetit Braçe, Elivar Golemi, inspektorja e përgjithshme e Bankës Qëndore ka shkelur nenin 47 të ligjit organik për Bankën e Shqipërisë dhe konkretisht shkelje të etikës përpara institucionit më të lartë të shtetit, Kuvendit të Shqipërisë. Ky akt por edhe vjedhja e shumës 713 milion lekë është dënuar nga të gjithë anëtarët e pranishëm në këtë mbledhje të komisionit të ekonomisë. ku mungonte opozita dhe deputetët e lëvizjes socialiste për integrim.Pas 30 minutash diskutimesh me dyer të mbyllura komisioni ka vendosur që t?i japë kryeinspektores Golemi një shans të dytë për të ardhur dhe raportuar ditën e mërkurë. nëse refuzohet edhe këtë herë deputetët e komisionit do t?i çojnë kërkesë kryetarit të parlamentit të hedhë në votim shkarkimin e znj. Golemi. inspektori i përgjithshëm zgjidhet nga kuvendi për një mandat 5 vjeçar dhe shkarkohet po nga kuvendi. për shumë vite rresht bordi i Bankës së Shqipërisë ka refuzuar që inspektorja t?i çojë raportet e auditit të saj parlamentit, ndërkohë që edhe numri i audituesve që kanë ushtruar kontroll në bankë ka qenë i përgjysmuar.

Share This Video


Download

  
Report form