Arvizu në Korçë me biznesin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rimëkëmbja ekonomike në Shqipëri nuk është aq e shpejtë sa pritej por kohët e fundit duket se po e rimerr veten. Kështu është shprehur ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu gjatë një takimi të biznesit në qytetin e Korçës me dhomën amerikane të tregtisë. Diplomati amerikan ka vënë në dukje tendencën e zgjerimit të biznesit kohët e fundit, kryesisht atij amerikan, por që sipas tij në Shqipëri kërkon një nxitje më të madhe për thithjen e tyre.?Një gjë e rëndësishme që ne dëshirojmë, është të vazhdojë ecuria e aktivitetit të gjithë biznesit dhe veçanërisht e biznesit që vjen nga jashtë vendit, duke patur parasysh dhe nxitjen e bizneseve amerikane për të ardhur këtu. Mundësitë ekzistojnë, por megjithatë ka nevojë për potencial. Dhe kur flasim për potencial, një nga mënyrat e zhvillimit të tij është nëpërmjet shtetit të së drejtës, çka do të thotë ?më shumë transparencë?.Ambasadori i SHBA ka vlerësuar reformën territoriale dhe çështjen e decentralizimit që sipas tij do t?i japë një shtysë zhvillimit të ekonomisë.

Share This Video


Download

  
Report form