Rindërtimi i qendrës në Fier - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisin punimet për zbatimin e projektit për një mjedis të gjelbëruar në bulevardin kryesor të qytetit të Fierit. Për këtë inspektorati ndërtimor urbanistik vendor dhe policia bashkiake kanë ndërmarrë aksionin për prishjen e të gjitha objekteve përgjatë bulevardit për t?i hapur rrugë këtij investimi. Vetëm këtë të enjte janë hequr mbi 40 kioska e ambiente lokalesh si dhe janë prishur mbi 200 shtesa pallatesh.Edhe pse të lajmëruar dy javë më parë për këto pastrime objektesh, që në shumicën e rasteve janë pa leje, disa pronarë me pretendimin për dokumentacion të rregullt, janë konfliktuar verbalisht me punonjësit e INUV. Por për kreun e inspektoratit ndërtimor nga të gjitha objektet e prishura vetëm pesë prej tyre do të përfitojnë shpronësim. Rindërtimi i bulevardit të ri, një investim i qeverisë shqiptare prej 200 milionë lekësh, pritet të përfundojë brenda këtij fundviti.

Share This Video


Download

  
Report form