Pas akuzave se ishin tifozët e Vllaznisë, ata që qëlluan dhe plagosën edhe presidentin e ekipit të Tiranës, Refik Halili, është shpërndarë një video e regjistruar nga një aparat celular, ku duket se një pjesë karrigeje, e hedhur nga mesi i grupit të tifozëve të Tiranës në drejtim të policëve, ka përfunduar në kokën e presidentit të Tiranës, duke e dëmtuar atë.