Dita e parë e shkollës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ditët e pushimeve mbaruan! E hëna e 15 shatorit shënoi fillimin e vitit te ri shkollor ne institucionet e arsimit parauniversitar. Tashme nje vit me te rritur, rreth 600 mije nxënës ne te gjithë vendin i janë drejtuar bankave te shkollës. Me shume se sa nje dite e mirëfillte mësimi kjo e hëne e zhurmshme ka qene ambientim me klasën, mësuesen e re, librat dhe oraret e mësimit. Me te vegjlit dhe me te rinjtë e shkollës jane 37 mije nxënësit e klasave te para. Te emocionuar dhe me kuriozitet për ate çka i pret pas kopshtit, disa prej tyre tregojnë me qetësi përshtypjet e orëve te para ne shkolle. E si çdo vit nuk kane munguar vogëlushet qe me vështirësi pranojnë ndarjen nga nena dhe nisjen e nje rruge te re, atë te dijes. Misionin me te vështire duket se e kane mësuesit e klasave te para. Krejt ndryshe e kane përjetuar ditën e pare te shkollës nxënësit me te rritur. Ritakimi me shokët, bisedat rreth pushimeve, orarit te ngjeshur dhe mësimi me turne ka zëne bisedat ne ditën e pare te gjimnazisteve. Jo vetëm ne shkollat e mesme te Tiranës, por dhe ato 9-vjeçare, mësimi edhe këtë vit do te jete me turne, duke shtuar klasat qe kete me shume paralele por jo me shume se 35 nxënës ne nje klase. Ne gjimnazet e kërkuar, janë hapur deri 16 vite te para paralele. Sa i perket teksteve, ato jane blere me heret nga nxënësit dhe nuk ka patur mungesa ne tituj.

Share This Video


Download

  
Report form