http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kane kaluar 7 dekada, por për ata qe kane qene pjese e luftës Nacionalçlirimtare emocionet janë po ato. Përkujtimi i Konferencës se Pezës, thjesht i rikthen keta te moshuar ne ate kohe qe jo rralle here është pare ndryshe nga politika. Edhe pse nje pjese kane kaluar te 80-tat i sheh tek ngjisin rrugët e fshatit te Pezes me zell dhe keqardhje njëkohësisht per mënyrën se si i shohin brezat e rinj. Ne fakt te vetmit te rinj ne moshe ne feste ishin ministrat dhe deputetet socialiste. Te pranishëm ne feste zv/kryeministri Peleshi dhe ministrat Veliaj e Kodheli thane se ka ardhur koha qe periudha e luftës te mos shihet me si turp, por si kohe e lavdishme. Por edhe fanatiket e kohës se diktaturës i janë bashkuar festes se Pezës. Festimet ne Peze vijojnë me nje koncert festiv dhe aktivitete te tjera.