Grupi i KE, monitorim romëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë disa nga problemet që hasen çdo ditë banorët e komuniteteve rome dhe egjiptiane ne Elbasan. Për shkeljen e të drejtave të tyre në arsim, punësim apo në legalizimin e banesave përfaqësues të këtyre komuniteteve janë ankuar në instancat më të larta shtetërore, madje deri në zyrat e komisionit evropian. Duke marrë shkas nga këto ankesa një grup me përfaqësues të KE kundër racizmit dhe intolerancës kanë mbërritur në Elbasan për të parë nga afër situatën. Takimin e para e kanë zhvilluar me kryetarin e bashkisë dhe më pas edhe me përfaqësuesit e komunitetit rom dhe egjiptian. ?Kemi ardhur për të rishikuar gjendjen e pakicave sidmos të komunitetit rom, por nuk jemi të autorizuar që të japim përshtypjet tona, ne do të përgatisim një raport për situatën e pakicave rome në Shqipëri dhe do ta paraqesim ate pranë KE?. Elbasani është një ndër qytetet që ka numrin më të madh të popullsisë rome dhe egjiptiane në vend me rreth 5000 banorë.

Share This Video


Download

  
Report form